Linda Halimi zbulon dietën me të cilën ka arritur trupin e saj (FOTO)


Tre ditë më parë, Linda Halimi zbuloi kopertinën e numrit të fundit të revistës amerikane “People”, ku në faqen e parë shfaqet prezantuesja e njohur Oprah Winfrey, e cila flet për mënyrën sesi humbi kilet e tepërta dhe krah saj shfaqet edhe Linda. Këngëtarja ka punuar me vite për të arritur trupin që ka sot dhe dietën të cilën e ka ndihmuar, Linda e ka zbuluar në një artikull të kësaj reviste. “Humbi 58 kg. Mbajti larg ushqimet e dëmshme për 4 vjet”, -shkruan “People”. Linda ka thënë se nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites. Para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë ajo ha makarona ose rizoto. Ndërkohë Linda tregon se që ka 5 vite pa ngrënë një copë picë.

Për hidratim – 1.41 litër ujë në ditë

Mëngjesi – 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë, speca dhe 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca.

Ushqim të shpejtë – 1 filxhan me manaferra, çaj mente ose çaj jeshil.

Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.  

Screenshot_25

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password