Linda Halimi, këngëtarja me zërin unik që do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion ishte e ftuar në programin “E diell”. Në një intervistë me Adi Krastën, Linda rrëfeu edhe rrugëtimin e saj si këngëtare që mesa duket nuk është i lehtë. “Kam pasur vuajtje si këngëtare. Kjo është rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Kam pasur shumë “jo” në këtë profesion. Madje “jo” nga shumë dyer. Më thonin: kurrë s’ke për të arritur, kurrë s’ke për të ecur përpara, je nga fshati”, -u shpreh Linda teksa shtoi se ajo nuk u dorëzua kurrë./revistawho.com