lefuture

Ligji i ri – Rrezikohet e drejta e prindërimit nëse dhunohen fëmijët. Shifrat alarmante…

okkk

Ligji i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve parashikon pezullimin e të drejtës së prindërimit në rast dhune apo neglizhence ndaj fëmijëve.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi ligjin në komisionin e integrimit ditën e sotme, nga ku theksoi se pezullim nga detyra do të ketë edhe në rastet kur mjekët, mësuesit, edukatorët nuk raportojnë rastet e dhunës që mund të vërejnë tek fëmijët. Po kështu, ministri theksoi se do të ketë sanksione të qarta ndaj çdo lloj shfrytëzimi që mund t’i bëhet fëmijëve. Ligji tregon mënyrën sesi institucionet duhet të veprojnë, në rast se fëmija vjen në shkollë i dhunuar nga familja apo e kundërta. Sipas ATSH, studimi i fundit i World Vision tregoi se 3 në 4 fëmijë të varfër në Shqipëri, pohojnë se e kanë ndeshur dhunën dhe abuzimin në jetën e tyre. Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve është depozituar në Kuvend për të kaluar për miratim nga parlamenti. 

Burimi : ATSH

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password