lefuture

LEZHE/ Plumb kokës parukieres, autori rrëfehet: Etlevën e vrava se më ofendoi…

parukiereja-600x600

Alfred Bardhok Nikolli, autori i vrasjes së parukieres në Lezhë ka ndërruar dëshminë para policëve. Kur është prangosur për vrasjen e Etleva Ndokës, ai ishte duke iu fshehur policisë teksa këta të fundit ishin vënë në ndjekje të tij për disa orë me radhë. 31-vjeçari, i cili u arrestua pasi braktisi makinën në fshatin Kallmet dhe po tentonte të fshihej në një përrua, sapo i janë vënë prangat në duar ka pohuar se nuk ka lidhje me vrasjen që ka ndodhur. Burime pranë policisë lokale thanë se i riu u ka pohuar oficerëve se ishte i pafajshëm, duke pretenduar se po largohej për t’u fshehur me mendimin se ai ishte personi i parë që do dyshohej se kishte kryer vrasjen dhe do të vihej në kërkim policor. Por, pasi është dorëzuar para hetuesve të çështjes, dëshmia e tij ka marrë një rrjedhë tjetër, raporton “GSH”. Burimet e sipërpërmendura sqaruan më tej, se 31-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por i kishte shkuar në dyqan që të bisedonte me të. “Nuk pranoi të fliste dhe për një moment më ofendoi”, – ka thënë 31- vjeçari. Më tej, i ndodhur në gjendje të rëndë mendore, ai ka sqaruar se nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por sipas tij kjo ndodhi në një çast dobësie. Ai e vrau Elteva Ndoken per motive banale, pasi kishte patur nje lidhje intime me te dhe nuk pranonte ndarjen. Nikolli u arrestua ne rrethinat e Mirdites. Sipas Policisë, autori është ndjekur deri në fshatin Kallmet, ku ai ka braktisur edhe mjetin. Sipas policisë, ai është ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër, V.N. që është shpallur në kërkim gjithashtu. Pasi ka pikasur policinë, autori ka zbritur në një përrua, por është kapur nga efektivët.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password