close
Breaking NewsLajme

Letra prekëse e vogëlushes që po lufton me vdekjen: Zemra po humbet fuqinë e saj

112

“Më mungon jeta ime. S’mund të jetoj dot më me këtë vuajtje në zemër, pasi dhe zemra po humbet fuqinë e saj për të përballuar këtë vuajtje…”, kështu nis letra e vogëlushes 10-vjeçare që vuan nga një sëmundje e rëndë e zemrës. Ervisa Rada jeton me frikën se një ditë papritur do të largohet nga kjo botë, ndaj ajo shkroi këtë letër për nënën dhe tezen e saj.
Ervisa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë të zemrës menjëherë pas lindjes, ndërsa sipas mjekëve kardiologë, ndërhyrja kirurgjikale është e pamundur dhe i vetmi shpëtim për 10 vjeçaren është transplanti.

111-3

Këto 10 vite kanë qenë vite të mbushura me frikë dhe ankth për nënën e saj, ndërsa i ati i ka braktisur që në momentin e lindjes së fëmijës së sëmurë.

“Ai nuk do ta dijë farë, prandaj u ndava. Nuk na ndihmon fare”, thotë Miranda Çili, nëna e vajzës.

Në kushte të vështira ekonomike familja e gjyshit e ka të pamundur të përballojë kurimin e vajzës, ata luten që dikush të mund t’i ndihmojë.

“Në muaj vajza merr rreth 100 mijë lekë ilaçe. Ka raste që merr edhe më pak, por shpesh shkon edhe 150 e 200 mijë lekë ilaçe. Kërkojmë ndihmë nga shteti, nga bashkia që vajza të jetojë si të gjithë të tjerët, të jetë normale”, shprehet gjyshi i vajzës, raporton Top Channel.

Ervisa është një nxënëse e shkëlqyer, por shpesh herë ditët e shkollës shndërrohen në krevate spitali ku i duhet të qëndrojë me ditë të tëra në oksigjen.

Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, 10-vjeçarja që tashmë ka kuptuar çdo gjë, e ka të pamundur të flasë.

Tags : letra prekesevogelushe
loading...