lefuture

Letra prekëse e një vajze për babain e saj në burg…

screenshot_16

“Burgu, prindërit e mi dhe unë”, kjo ishte tema e BBC News ditën e sotme ku një vajzë e vogël i kishte shkruar një letër babait të saj në burg. Edhe pse e mërzitur që babai i saj e kishte trajtuar keq familjen, ajo lutej që ai ta kuptonte gabimin dhe të dilte nga burgu. Për më shumë lexoni letrën: “I dashur baba. Mendoj se është koha të të them si ndihem, të lutem mos u mërzit sepse kjo është aryeja pse s’ta kam thënë kurrë këtë. Unë vërtet e urrej shumë mënyrën si na ke trajtuar ne dhe çfarë na ke bërë të kalojmë. Unë ndihem e zhgënjyer, jo njëherë, por dy herë. Kur the që nuk do shkoje më kurrë atje, të besova. Edhe njëherë, të lutem mos u mërzit por mendova se duhet ta thoja këtë sepse të dua shumë por ti kurrë nuk ma tregove dashurinë. Shpresoj që kur të dalësh ta mbash premtimin që më ke bërë. Gjithashtu shpresoj që mos të kesh më ata shokë. Me shumë dashuri, vajza jote, Aleksa.”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password