lefuture

Letra e 17-vjeҫares nga Fieri që humbi betejën me sëmundjen e rëndë i ka tronditur të gjithë

89b7129fc48d76800a6d349c2ca0e18f

Një adoleshente 17-­vjeçare nga Fieri, e cila ka luftuar prej 3-vjetësh me sëmundjen e rëndë, por nuk ia ka dalë. Në këtë moment të vështirë për të dhe për familjen, Aleksandra Zaranjaku më shumë mendon për dhimbjen që do t’u lërë familjarëve ndarja e saj nga jeta. Në një letër prekëse, ajo u shkruan njerëzve më të dashur duke u kërkuar falje për dhimbjen që do t’u shkaktojë. Letra e postuar nga Shqiptarja.com është bërë virale dhe është ndarë nga dhjetëra njerëz që i bashkohen dhimbjes së familjes dhe lutjes për Aleksandrën.

LETRA E PLOTE

S’e besoj që e kam kaq të shkurtër jetën dhe s’e di sa do mund të jetoj, po shkruaj këtë letër për familjen dhe disa persona të veçantë. Kur ta shihni, ju lutem mos qani, ky ishte fati im. Mami, babi ju dua shumë! Mos u mërzisni, kështu ishte e shkruar, nuk kemi çfarë të bëjmë. Doja t’ju kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua, ju mblidhni forcat! Ndoshta s’jam me ju, po jam në zemrën tuaj.

Vëllezërit e mi të dashur Neri, Enea, yjet e motrës, mos u mërzisni! Do jem pranë jush, edhe pse nuk jetoj më, ju kërkoj ndjesë që po iki kaq shpejt, po do jem në zemrën tuaj.

Elis, ti je dashuria e jetesës sime. Më fal që nuk jam me ty, të lash vetëm, por do jem me ty çdo çast, minutë, sekondë. Të premtova do të doja deri në vdekje, ja të desha, më ke bërë pikë në zemër.

Kujtim, ti je njeriu që pata pranë çdo çast, je vëllai im. Ishe ti që më ndihmove të eci para. Kur të bija, të ngrija kokën dhe thosha s’kam gjë. Jam mirë, po dhe tani jam mirë. Më fal që po iki, po kështu ishte e shkruar.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password