close
Breaking NewsLajme

Legalizohen ilaçet me përbërës kanabis

image

Përbëres me bazë kanabisin, të quajtura “cannabidiol” apo CBD janë ilaçe, ka deklaruar rregullatori ne Britaninë e Madhe, MHRA, shkruan BBC.
MHRA ka dërguar letra tek 18 kompani duke i informuar që kanë 28 ditë kohë për të marrë licencë, në mënyrë që të kenë të drejtë të shesin produktet e tilla në Britaninë e Madhe.

Aktualisht në Britani ekziston vetëm një kompani e licencuar e cila shet produkte me përmbajtje të CBD-së.

Ky ilaç quhet Sativex, dhe mund të blihet vetëm me recetë të mjekut, si dhe u jepet vetëm pacientëve me sklerozë të shumëfishtë.

Ndërsa, kanabisi nën ligjet e Britanisë nuk njihet që ka vlerë terapeutike, dhe çdokush që e përdorë atë për çfarëdo arsye mund të dënohet./ Klan Kosova

loading...