lefuture

Ledri Vula: Nuk je më pak burrë nëse qan, vajtova kur humba…

ledri-vula2

I ftuar në “Thumb” këtë javë ka qenë reperi i suksesshëm, Ledri Vula. I gjendur përballë ngacmimeve të moderatoreve të njohura, Aulona dhe Fatma, Ledri ka folur pa doreza, sepse siç shprehet edhe vetë është një njeri tepër i sinqertë dhe i tregon gjërat siç janë. Edhe në tekstet e këngëve ai shkruan çfarë ndjen, prandaj baladat e tij prej reperi, në përgjithësi kanë përmbajtje autobiografike.

‘Kanë dalë fjalë se ke qarë’- e ngacmon Aulona, duke iu referuar deklaratave të tij në “Top Show” sa i takon lidhjes së tij me Adela Sollakun. ‘Nuk kam qarë, por edhe unë jam njeri, edhe unë kam ndjenja. Nuk je më pak burrë nëse ti qan. Disa kohë më parë humba gjyshin dhe kam qarë si fëmijë’, – është shprehur ai. Gjithashtu Ledri është pyetur nga moderatoret nëse e ka përdorur historinë e ndarjes për t’i dhënë më shumë famë këngës ‘A jena mirë’ dhe sigurisht ai e ka mohur këtë gjë, duke theksuar se nuk di të gënjejë dhe nuk e sheh jetën si lojë që të sajojë të tilla gjëra.

Në fund çdo gjë është mbyllur me nota humori, teksa Ledri bëri rolin e politikanit, duke dhënë disa ‘premtime elekorale’.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password