Rastësia ka dashur që Ledion Liço të rrethohet nga femra që kanë një karakteristikë të përbashkët, janë Bricjapi në horoskop. Kështu e dashura e jetës së tij, që së shpejti do e bëjë baba për herë të parë, Sara Hoxha është e shenjës së Bricjapi. Të njëjtën shenjë të horoskopit, ka edhe në nga mikeshat e tij më të ngushta, Xhemi Shehu. “Jeta ime, e rrethuar nga Bricjapët. Nuk e di nëse kjo është magjike apo tragjike”, shkruan Liço krahas një fotoje ku shfaqet midis Sarës dhe Xhemit. Kunata e tij Lori Hoxha i jep suport në komente teksa Ledioni i përgjigjet:“Ti ma di hallin”.