Ata janë çifti më i përfolur i mediave rozë, bëhet fjalë për Ledion Liçon dhe Sara Hoxhën. Kanë jetuar një histori dashurie për disa vite dhe tashmë ajo po kurorëzohet me ardhjen në jetë të një fëmije. Para disa ditësh Sara oragnizoi një ‘Baby Shower’ ku çdo gjë ishte e kuruar me shumë klas dhe finesë. Ledioni nuk ka hezituar asnjëherë në shprehjen e dashurisë për partneren e tij, por kësaj rradhe i ka kaluar pritshmëritë tona. Ja fjalët e ndjera të Ledionit.
“E dashur Sara ti je gjithkund, reflekton në dritën që rrezaton përmes dritares, në përqafimet kur zgjohem në mëngjes, në çdo fjalë që flas dhe çdo gjë që bëj. Lutem që të jemi gjithmonë bashkë! Zemrës sime i mungon sikur mos të kisha lëkurë në trupin tim. Sikur ti të më përqafoje në atë çfarë je, në feminitetin dhe delikatesën tënde, pothuajse romantike. Mezi po pres të kem një tjetër si ty…”