• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Lart e poshtë

Ledina Çelo gati për të realizuar ëndrrën e saj dhe këtë herë se kemi fjalën për muzikën…

Ajo është një artiste që edhe pse nuk është më me kohë të plotë në muzikë, publiku shqiptar nuk e harron. Po flasim për Ledina Çelon e cila sapo rikthehet në Shqipëri merr menjëherë vëmendjen e mediave shqiptare.

Këtë herë ylli i muzikës së lehtë shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku ka treguar në një intervistë për gazetarin, Eraldo Rexho dëshirën për të patur një biznes në Gjermani. Kjo sipërmarrje e re duket se e rikthen bionden simpatike pas në kohë, pasi ajo ka patur në Tiranë vite më parë një dyqan shumë të famshëm veshjesh.

“ E kam patur gjithnjë qejf anën estetike, kam patur edhe një dhunti pikturën por edhe forografinë e kam shumë qejf. E kam ëndërr të kem një “beauty” sallon dhe duke qenë se jam e apasionuar edhe pas fotografisë dua të kem edhe një studio fotografie. Kam patur një eksperiencë vite më parë në kohën që unë kisha një karrierë shumë të mirë në Shqipëri. Por tani bëhet fjalë për një biznes në vend të huaj, që edhe pse e vështirë është një sfidë për mua”, është shprehur Ledina.

Nga ana tjetër të reja duket se do të kemi prej saj edhe sa i përket muzikës.