Viti që po lëmë pas ishte një vit suksesi për balerinën e talentuar të TKOB Ledia Sulaj. Në mbyllje të 2016-tës ajo u vlerësua për punën e sa të shkëlqyer në skenë me dy çmime të rëndësishme, “Albanian Exellence 2016” dhe “Arrëthyesi i artës 2016”. Prima balerina që ka realizuar me sukses në teatër mbi 20 role, thotë për “revistawho.com” se ndonëse është e re më moshë, çmimet nuk i kanë munguar. “Ky është një vlerësim shumë i rëndësishëm për mua… Sepse vlerësohet puna ime në fushën e baletit si brenda vendit dhe jashtë kufijve tanë. Fatmirësisht jam në moshë të re dhe çmimet nuk më kanë munguar por e rëndësishme është të vlerësohet arti i vërtetë dhe të motivohemi dhe ne artistët që japim për Shqipërinë”, shprehet ajo. Jo vetëm publiku i teatrit por dhe i ai televizionit e kanë njohur Ledian edhe falë pjesëmarrjes së saj dinjitoze në spektaklin e vallëzimit të Vizion Plus, “Dancing With The Stars”.