Pas ndarjes me Brad Pitt, u përfol se Angelina kishte nisur një lidhje me aktorin Jared Leto, por mesa duket këto kanë qënë thjesht aludime pasi aktorja është fotografuar me një mashkull tjetër përkrah saj në Kamboxhia. Në fotot e publikuara nga “Radar Online”, Angelina duket shumë e lumtur teksa del nga hoteli luksoz bashkë me dikë tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ata janë fotografuar edhe një ditë tjetër duke bërë pazar në një treg./revistawho.com