Biondja bukuroshe që e nisi karrierën televizive si velinë në “Top Channel”, po e vazhdon atë në rolin e prezantueses. Ajo do të rikthehet këtë fundjavë me një program në televizonin “Ora News”. Siç ka njoftuar vetë në rrjetin social Instagram, ajo do të kthehet në prezantimin e programit sportiv “Ora Skaner” që deri më tani moderohej nga Gerti Çarcani. Viola ka publikuar lajmin e agjencisë “newsport.al” sipas të cilit biondja do të ketë në krah si partner gazetarin Glend Tafaj. Viola ka munguar në ekran që prej muajit korrik./ revistawho.com