Alarm për bombë në Sanremo, në strukturën që mirëpret median në Sallën e Shtypit të Radios dhe Televizionit të Festivalit. Alarmi u shkaktua nga një pako e dyshimtë pak metra nga Teatri Ariston. Menjëherë u bë evakuimi i godinës nga karabinierët. Pak më vonë situata u qetësua dhe gjithçka iu kthye normalitetit. Alarmi për bombë u dha njeherësh me nisjen e konferencës së Festivalit./ revistawho.com