Mbrëmë këngëtarja jonë e bukur Çiljeta, publikoi këngën e radhës që mban titullin “Pa ty jetoj”. Në fakt nuk qenë të paktë ata që shkruan e komentuan se Çili në ato vargje i këndonte dashurisë së humbur. Gjithnjë shumë sportive në çdo gjë që shkruhet rreth saj, këngëtarja këtë here është revoltuar. Asaj nuk i kanë pëlqyer aspak sidomos portalet që kanë aluduar se fjalët e këngës janë pasqyrë e jetës së saj personale. Pak minuta më parë, Çiljeta ka sqaruar se teksti është frymëzim i këngëtares Fifi, e asgjë në këngë s’ka lidhje me të vetë. Veç kësaj për herë të parë këngëtarja seksi pranon publikisht se është në një lidhje dhe se merr shumë dashuri nga njeriu i zemrës. Emrin nuk ia ka thënë po besojmë se të gjithë e dini. Shikoni çfarë ka shkruar:
“Të dashura media, “profesionalizmi” juaj për klikime po kapërcen çdo limit. Keqardhje për ju. Një gazetari hajdute që bën vetëm “copy paste” nga një kompjuter në tjetrin, që nuk rrezaton vlera dhe ka humbur besimin, jo vetem tek ne, por edhe tek publiku për shkak të lajmeve “fake” (false) që prodhoni çdo ditë. Kënga që sapo kam publikuar nuk ka të bëjë aspak me jetën time personale. Fabulen e #PaTyJetoj ashtu e ka ndjerë dhe ashtu e ka qëndisur @fifi.official. Jeta ime personale ka qenë dhe vazhdon të jete e mbushur me shumë dashuri! Me dashuri nga njerëzit që më rrethojnë. Nga familja, nga miqtë, nga bashkëpunëtorët e mi, nga njeriu i zemrës… E gjithë dashuria që kam marrë nga njerëzit e mirë dhe pozitivë që më rrethojnë në jetë është përkthyer në punë profesionale, të cilat kanë arritur gjithmonë miliona “vieës” (shikime) në YouTube dhe për këtë jam shumë krenare. Ju vazhdoni t’i bini fyellit në një vrime sepse shkëlqimin nuk e zbehni dot, as ju dhe askush tjetër… Ju uroj të gjithëve të gjeni paqe me veten që zemrat tuaja të rrezatojnë veç mirësi.”/ revistawho.com