close
Breaking NewsLajme

LAJMI I FUNDIT/ Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta George Michael

a4ab91479c151e596369fe49c69cc0ae

George Michael ka ndërruar jetë sot në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Oxfordshire. Zëdhënësi i tij tha se ai vdiq në mënyrë paqësore në pronën e tij, sot gjatë ditës, në orë 1.42.

Michael, kishte luftuar më parë ndaj veseve të tij, alkoolit dhe drogës. Megjithatë, rrethanat rreth vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Këngëtari – emri i vërtetë i të cilit është Georgios Kyriacos Panayiotou – shiti më shumë se 100 milionë albume në të gjithë karrierën e tij, që përfshin pothuajse katër dekada.

Në një deklaratë, publicisti i yllit të muzikës tha në emër të familjes së tij: “Me pikëllim të thellë ju konfirmojmë se biri ynë i dashur, vëllai dhe miku ynë George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë periudhës së Krishtlindjeve”.

“Familja kërkon që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë emocionale. Nuk do të ketë asnjë koment më tej në këtë fazë”, – përfundoi ai, raporton “DailyMail”.

George Michael i adhuruar në të gjithë botën, ishte për vite me radhë lideri i grupit “Wham”. 

Tags : george michaelvdes
loading...