Këngëtari shumë i dashur dhe i njohur në të gjithë botën Michael Buble po kalon një periudhë shumë të vështirë bashkë me të gjithë familjen e tij. I biri tre vjeçar vuan nga kanceri në mëlçi. Për këtë arsye ata janë transferuar familjarisht në Kaliforni ku i vogli po merr kurat. E në të gjithë këtë trishtim e ankth, ka dhe ndonjë lajm të gëzuar. Bëhet me dije se mjekët mund ta nxjerrin vogëlushin e sëmurë nga spitali që ai t’i festojë Krishtlindjet në shtëpi. Nuk do të jenë festat si çdo vit në vilën luksoze të artistit në Vankuver por gjithsesi ai dhe bashkëshortja Luissana kanë nisur përgatitjet për të bërë një festë të madhe në Los Angeles për të gëzuar të voglin Noah.
Pershtatur nga TGCOM