Lajme të këqija nga Elifi, në prag të divorcit?


Thashethemet e ditëve të fundit në mediat turke janë shpërndarë me shpejtësi. Thuhet se Tuba Buyukustun, aktorja e njohur për rolin e Elifit te seriali “Diamante dhe dashuri”, dhe Onur Saylak janë në prag të dirvorcit. Nuk ka ende asnjë deklaratë nga ҫifti i famshëm, megjithatë mediat rozë nuk e përjashtojnë mundësinë, nisur edhe nga disa fakte.Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak nuk kanë punuar më bashkë që pas lindjes së dy binjakeve të tyre, në janar 2012: Kur Tuba pranonte ndonjë ofertë të një projekti të ri, Onur ishte në shtëpi duke u marrë me binjaket. Kur Onur fillonte një projekt të ri, Tuba ishte në shtëpi për t’u kujdesur për binjaket.Duke u bazuar në rregullat e pashkruara, Tuba Buyukustun merrte pjesë në serialet turke rreth 20 minuta (për një seri) në “Diamante dhe dashuri”, në një kohë kur Onur Saylak nuk punonte gjatë kësaj kohe. Nga ana tjetër, Onur Saylak ishte pjesë e serialit “Remember Darling” (Hatirla Gonul), ndërsa Tuba Buyukustun nuk punonte gjatë kësaj kohe.Megjithatë, nuk janë vetëm këto hije dyshimi. Duket se gjithҫka ka ndryshyar gjatë këtyre sezoneve kur Tuba dhe Onur kanë qenë të angazhuar në projekte të ndryshme. Tuba Buyukustun nuk u bë dot pjesë e serialit “Dashuri e ndalur” (Cesur ve Guzel) ku do të luante bashkë me Kivanc Tatlitug. Asaj iu ofruan 120 mijë lira turke (40 mijë USD) për ҫdo episod që ajo të pranonte ofertën, por nuk ndodhi. Nga ana tjetër, Onur Saylak nuk u bë dot pjesë e projektit “Ti je vendi im” (Vatanim Sensin), në të cilin do të lunate bashkë me Halit Ergenc dhe Berguzar Korel. Atij iu ofruan rreth 30 mijë lira turke (10 mijë dollarë) për ҫdo episod dhe ai e refuzoi ofertën duke thënë “nuk mund ta pranoj këtë”. Këto janë dilemat që ngrenë mediat turke, megjithatë lajmi mbetet në kuadër të thashethemeve derisa asnjë prej dy aktorëve nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për atë që po shkruhet rreth tyre./revistaclass

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password