• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lady Gaga anulon koncertin, përfundon në spital pas dhimbjes së vazhdueshme

Vitin e kaluar këngëtarja Lady Gaga u diagnostifikua me fibromialgji, sëmundje e cila prek të gjithë trupin. Në atë periudhë këngëtarja anuloi koncertin ‘Rock in Rio’ në Brazil. Gjithsesi pas disa përmirësimesh Gaga u ngjit sërish në skenë për të performuar hitet e saj. E fundit ishte performanca madhështore në çmimet ‘Grammy’. Por duket se gjendja e saj është përkeqësuar përsëri pasi ylli i muzikës pop ka anuluar dhjetë koncerte, të cilët janë pjesë e turit të saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku ka treguar se për momentin ndodhet në një regjim strikt nga mjekët dhe për këtë arsye është e detyruar të anulojë koncertet./revistawho.com