• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Jenner publikon fotografitë e rralla nga periudha e shtatzënisë

Kylie Jenner e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj, derisa erdhi në jetë vogëlushja Stormi. Megjithatë pas lindjes, ajo ka vendosur të ndajë me fansat e saj disa nga momentet më të bukura gjatë periudhës së shtatzënisë. Kylie ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi nga festa e ‘Halloween’-it të vitit të kaluar. E veshur si një engjëll me fustan dhe krahë me pupla, bie shumë në sy barku i rrumbullakosur i saj. “Rikthim në vitin e kaluar ‘duke gatuar’ Stormin”, – ka shkruar ylli i ‘Kepping Up With The Kardashians’.

Stormi Webster erdhi në jetë në 1 shkurt dhe Kylie ka treguar se vogëlushja e saj është një nga gëzimet më të mëdha në jetë. /revistawho.com