close
Breaking NewsLajme

Kylie Jenner i merr të dashurin motrës, mesazhe intime dhe flirte

kylie-jenner-flirtation-tristan-thompson-khloe-kardashian-pp-

Kylie Jenner sapo e mori përsëri vëmendjen! Këtë herë jo për lidhjet e ndarjet me Tyga-n, as për operacionet plastike, por për një skandal ku përfshihet edhe motra e saj. Sipas Radar Online, e vogla e familjes Kardashian po përpiqet t’i marrë të dashurin motrës së madhe, Khloe Kardashian. Khloe dhe Tristan Thompson janë të lidhur që prej shtatorit të vitit që lamë pas dhe duken shumë të dashuruar. Derisa në mes tyre hyn Kylie e cila i ka thënë mikeshave të saj se Thompson është shumë seksi dhe nuk shkon me motrën e saj. Madje burime pranë saj thonë se ajo dhe basketbollisti kanë dërguar mesazhe intime njëri tjetrit dhe kanë flirtuar. Të jenë të vërteta të gjitha këto apo motrat Kardashian kanë dashur të tërheqin përsëri vëmendjen me një histori të tillë?!/revistawho.com

Tags : khloe kardashiankylie jenner
loading...