Pas katër vitesh Kylie Jenner ka hequr dorë nga silikoni që i mbushte buzët. Për këtë gjë ajo është komplimentuar edhe nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, sepse tashmë ajo duket shumë më natyrale. Por të gjithë pyesin, pse pikërisht në këtë moment. “Që kur Kylie është bërë nënë ka ndryshuar shumë. Në nga ndryshimet më të mëdha është fitimi i besimit në vetvete. Dashuria e madhe për vajzën e saj Stormi, e ka bërë Kylien të shikojë çdo gjë ndryshe, veçanërisht veten e saj”, – ka treguar një burim shumë i afërt i Kyliet për “Hollywood Life”.
Duket se tashmë që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është bërë nënë ka arritur të gjejë paqe dhe ta pranojë veten ashtu siç është. “Gjetja e dashurisë së vërtetë me Travis Scot ka luajtur një rol shumë të madh në krijimin e vetëbesimit te Kylie. Ai e inkurajon atë që të jetë më natyrale, duke i thënë se ka qenë shumë herë më e bukur kur nuk i kishte buzët të bëra”, – ka thënë më tej burimi. Për më tepër këto kohët e fundit, është vënë re se Kylie ka hequr dorë edhe nga ‘make up’-i dhe është shfaqur më natyrale se kurrë më parë. Heqja e acidit mbushës ka qenë 100% vendim i saj, por sigurisht që Travis dhe Stormi kanë qenë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në vendimin e saj. /revistawho.com