Juliana Pasha është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe angazhimet e shumta tregojnë sesa e dashur është ajo për publikun. E këto angazhime nuk e kanë lejuar këngëtaren ta praktikojë shumë edhe pasionin tjetër të saj, përveç muzikës. Në një postim në Instagram Juliana ka treguar pasionin e fshehtë të saj, gatimin. “Dy pasionet e mia! Muzika dhe gatimi. Ndonëse muzika përveçse pasion është edhe profesion”, -shkruan Juliana. Këngëtarja shfaqet në njërën foto duke kënduar e tek tjetra duke gatuar./revistawho.com