• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Ky është flamuri më i bukur në botë Alban”, komentatori tregon si u ndje që emri i tij u bë pjesë e këngës së Elvana Gjatës

“Ky është flamuri më i bukur në botë Alban”, është fjalia me të cilën startonte kënga më e sukseshme e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, “Kuq e zi je ti”.
Kjo fjali është shkëputur nga momentet kur gazetarët Dritan Shakohoxha dhe Alban Xhihani komentonin ndeshjen Serbi-Shqipëri.


Albani i ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper” ka treguar sesi u ndje gjatë asaj ndeshjeje dhe faktit që emri i tij mori aq shumë famë pasi u bë pjesë e këngës së Elvanës dhe Florit.
“Këtë batutë nuk e kemi kuptuar fare kur e keni thënë, thjesht pas nja një jave kur bëheshin memet, e më pas edhe kënga e Florit dhe Elvanës. Aty thamë paskemi goditur me këtë shprehjen”- tregoi Albani./revistawho.com

CLOSE
CLOSE