• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Ky bashkëpunim mes dy artistëve shqiptarë nuk pritej, reperi dhe këngëtari korçar së shpejti me një këngë të re

Kohët e fundit janë shtuar shumë bashkëpunimet mes këngëtarëve shqiptar me njëri-tjetrin.  Zakonisht këto bashkëpunime bëhen brenda të njëjtit zhanër muzikor, por ky që është zbuluar së fundmi me siguri nuk e keni menduar ndonjëherë.

Pak kohë më parë u tha se reperi Skivi do të vinte me një bashkëpunim me një këngëtar nga Shqipëria, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Ndërsa ditën e sotme ‘Prive’ ka zbuluar se reperi do  të realizojë një këngë me Genën, këngëtari që është i njohur kryesisht për baladat, por që kohët e fundit ka filluar të lëvrojë edhe në zhanre të tjera muzikore.

Kjo këngë e re e Skivit dhe e Genës do të ketë brenda dhe disa motive nga muzika tradiocionale e ndërthurur me atë moderne. Shumë shpejt pritet të nisin dhe xhirimet e klipit, i cili pritet të publikohet në muajn maj. /revistawho.com