Karrierën në televizion e filloi si modele, por sot është një nga aktoret më të famshme në Indi. Ka qenë këmbëngulja e mamasë së saj që Sanaya Irani të bëhej aktore. Sanaya e cila luan rolin e “Kushit” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”, duket se të njëjtin karakter si në serial, ka edhe në jetë reale, shkruan revistawho.com. Në një intervistë, e pyetur se çfarë do bënte në jetë nëse nuk do ishte aktore, Sanaya u përgjigj: “Nëse nuk do isha aktore, do hapja një dyqan ëmbëlsirash sepse bëj ëmbëlsira shumë të shijshme”, -tha aktorja dhe të gjithë e dimë sa shumë ëmbëlsira ha Kushi dhe sa i do ajo ato në serial. Pra një Kushi në serial, një Kushi dhe në jetën reale. Interesante!/revistawho.com.