lefuture

Kur Anila Basha ulet në gjunjë për çmimet e gazetarëve

15032516_10155353283658765_1190761316_n

Ditën e sotme “Unioni i Gazetareve Shqiptarë” për të shtatin vit radhazi ndau çmimet për gazetarinë ekonomike, “Vangjush Gambeta 2016”. E gjitha ceremonia u organizua nga dy drejtuesit e Unionit Aleksandër Çipa e Anila Basha. E siç ndodh në këto evente, deri në minutën e fundit ka punë për të bërë. Minutat e fundit e kanë gjetur Bashën, ulur në gjunjë duke mbajtur shënim detajet që po i jep kolegu Çipa. Në fakt çdo gjë shkoi sipas planit pasi ceremonia doli shumë mirë. Çmimt ekonomike i morën gazetarët Ornela Liperi, Nertila Maho, Agon Sinani nga Kosova dhe Fisnik Pasholli nga Maqedonia. UGSH ndau edhe dy çmime karriere që i shkuan gazetarëve Ahmet Shqarri dhe Thanas Dino. Çmimin e karrierës për Shqarrin e dorëzoi vetë kryeparlamentari Ilir Meta i pranishëm në takim. Çertifikatën e Foto-reporterit të vitit e rrëmbeu Armando Babani  e ndërsa  raportimi investigativ i vitit shkoi për stafin e emisionit “Publikus”, gazetarët Artan Rama, Endrit Habilaj, Jetmir Olldashi dhe Evi Veliu që përmes “Kodrina e Vdekjes” zgjuan interesimin dhe reagimet e publikut.

15050198_10155353283013765_146824392_n

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password