lefuture

Kujdes përmbytjet, meteorologët: Reshje të dendura, zonat që preken

permbytje

Nuk ka kaluar ende rreziku i përmbytjeve. Dita e sotme ka nisur me rrebesh shiu dhe reshje të dendura në disa zona të vendit. Meteoalb sqaron se do të kemi shira me intensitet mesatar dhe te larte. “Me problematike situata do te paraqitet ne zonat veriore pasi shirat do te jene deri ne 80 mm, ndërsa me shira te intensitet mesatar do te jene zonat qendore dhe jugore duke shënuar deri ne 50 mm”- thotë Meteoalb. Sipas parashikimit, shirat me intensitet te lartë do të mbeten prezent edhe paraditen e së shtunës. Dita e diel dhe java tjetër do të ketë përmirësim te situatës. Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie te ndjeshme ne vlerat minimale që nga e diela dhe në vijim, ndërsa maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password