lefuture

Kujdes! Facebook dhe Instagram përgjojnë bisedat tuaja

instagram_facebook

ACLU (Bashkimi Amerikan për të Drejtat dhe Liritë) zbuloi disa prova që ndaluan Twitter, Facebook dhe Instagram ndarjen e të dhënave me Geofeedia firmën e cila akuzohet për mbledhjen e të dhënave të rrjeteve sociale në mënyrë të paligjshme dhe ndarjen e informacionit me agjencitë të cilat dënojnë ata që nuk zbatojnë ligjin. Sipas Matt Cagle, avokat i të drejtës civile politikave lirive për ACLU e pjesën veriore të Kalifornisë, dokumentet zbuluan se Instagram i kishte siguruar Geofeedias, një analitik i cili bazohet tek vendndodhja, akses në postimet e përdoruesve të tij, derisa kjo praktikë u ndërpre muajin e kaluar. Të dhënat tregojnë gjithashtu se dhe Facebook i siguroi Geofeedias akses për një sërë postesh publike që përmendnin një temë të veçantë. Brandi Collins, drejtoresha e fushatës Color of Change e cila është bashkuar me ACLU, vuri në dukje se Facebook e shkëputi marrëveshjen e tij me Geofeedian për shkak se kishte shkelur rregulloren e Facebook, në lidhje me ndarjen e informacionit.
Vendimi i Facebook për të braktisur marrëveshjen, erdhi kur pa se metodat e Geofeedias iu dukën ilegale, tha Collins për TechNewsWorld.
“Më gjerësisht, ne duhet të shqetësohemi për pjesën se komisariatet e policisë janë duke humbur burimet kritike publike për monitorimin e profileve të mediave sociale të njerëzve në komunitetet e tyre Geofeedia vazhdon të mburret për suksesin e saj të monitorimit të protestuesve në Ferguson” -tha Collins.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password