Dasma e Fiori Dardhës mbrëmë u shoqërua edhe më një mungesë që u bëri përshtypje të gjithë të pranishmëve. Rozana Radi, mikeshë e ngushtë e saj, njëherësh bashkëprezantuese në “Boom” nuk ishte prezente në dasmë. Sipas të pranishmëve, Rozi ishte e angazhuar me një koncert në Sarandë, por megjithatë ajo gjeti një mënyrë për të mos munguar në dasmën e shoqes së adoleshentes. Më shumë se katër të ftuara u veshën në këtë mbrëmje nga linja Rose – by Rozana Radi dhe që të gjitha shkëlqyen me fustanet klasikë të krijuara ekskluzivisht për koleksionin e këngëtares. Kështu që mëgjithëse koncertin nuk e anuloi dot, Rozi e gjeti një mënyrë për të qenë në festë. Më poshtë ju sjellim fotot… / revistawho.com