close
Breaking NewsLajme

Ku do të banojë kur të marrë detyrën e Presidentit, përgjigjet Ilir Meta

9b4c10872abfae28e706bb9b640721a0

Në korrik Ilir Meta do të marrë postin e Presidentit të Republikës, çfarë parashikon që ai dhe familja e tij të zhvendosen në vilën presidenciale. Megjithatë, Presidenti mund të zgjedhë të qëndrojë në shtëpinë e tij, siç kanë vepruar më parë edhe Sali Berisha, apo Bamir Topi.

Sonte, Arian Çani e ka pyetur gjatë intervistës në programin e tij, ku do të banonte Ilir Meta dhe familja gjatë presidencës, në shtëpinë aktuale, apo në Vilën e Presidentit. “Nuk kam pasur kohë ta mendoj, por është e sigurt që do të vazhdoj rrugën time, në kontaktet me njerëzit…”, tha Meta që e ka lënë këtë vendim për më vonë, shkruan “Class”.

Vajza e tij e madhe jeton në Amerikë dhe në familje tani janë djali dhe vajza e vogël.

loading...