Kristen Stewart ka folur për herë të parë për lidhjen e saj dashurore me producenten Alicia Cargile.
”Tani për tani jamë shumë e dashuruar me të dashurën time. Jemi ndarë disa herë e jemi bashkuar prapë dhe kësaj here më duket se më në fund po ndiej diçka”- ka thënë aktorja për revistën britanike Elle.
Protagonistja 26 vjeçare e sagës Twilight, ka shpjeguar se ndihet shumë e lumtur me partneren e saj aktuale.
Pas rrëfimit se i pëlqenin femrat, Stewart ka treguar se ndihet më e sigurt në vetvete.
”Gjithçka ndryshoi kur fillova të dal me vajza. Kuptova se po ta fshihja atë që ndieja, ishte si të turpërohesha me veten time. Kështu që fillova të tregoja më shumë në publik. Hapa jetën time dhe tani jam shumë e lumtur.
Thashethemet e një romance me producenten filluan që në vitin 2015, kur të dyja u panë dorë për dore në Festivalin e Kanës.