Kristen Stewart flet për prirjet e saj seksuale, ja si ndihet ajo


Kristen Stewart nuk ndihet aspak e kompleksuar për prirjet e saj seksuale dhe dëshiron që edhe njerëzit e tjerë ai ajo të ndihen të lirë. Aktorja ka folur hapur për lidhjen e saj në numrin e fundit të revistës “Elle” për artikullin “Woman in Hollywood”.

Stewart, e cila është një nga 8 yjet e famshëm hollivudian të këtij botimi, arriti kulmin e karrierës me rolin e saj në filmin “Twilight” përkrah aktorit Robert Pattinson, me të cilin ka qënë e lidhur nga 2009-2013. Pas ndarjes me aktorin, ajo nisi të shoqërohej me artisten e efekteve vizuale Alicia Cargile.

“Nuk ndihem aspak e kompleksuar dhe konfuze”, ka thënë ajo për marrëdhënien e saj me Cargile. “Gjërat kanë ndryshuar. Ne duhet të inkurajojmë edhe të tjerët për këto marrëdhënie, në mënyrë që të pranohen dhe të jenë të lirshëm”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password