Kris Jenner ofendon të bijën duke e quajtur ‘tradhtare’ (VIDEO)

kris-1

Në një klip të publikuar ditën e djeshme të “reality-sho” “Keeping Up With the Kardashians”, Kris Jenner shihet teksa shpërthen ndaj së bijës duke e quajtur atë një tradhtare për faktin se ka ndihmuar Caitlyn Jenner të vishet bukur për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “2016 ESPY Aëards”. “Shikoni se çfarë më dërgoi mamaja. Ajo është kaq e acaruar që Kim është kujdesur për veshjen e Caitlyn Jenner”, ka thënë fillimisht Khloe Kardashian. Më vonë ka qënë një telefonatë që Kim ka marrë nga nëna e saj, ku kjo e fundi ka shprehur pakënaqësinë e saj. “Kim, je një tradhtare e keqe”, ka thënë 60-vjeçarja. “Nuk do ta luash këtë lloj loje përsëri”. Kim, Khloe dhe Jonathan janë shokuar nga ky reagim dhe kanë mbetur pa fjalë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password