close
Breaking NewsLajme

Krimet e Rënda lënë në burg Shukri Xhelilin

shukri1_1476436983-2749977

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilit. Xhelili kishte kërkuar nga kjo gjykatë lirimin nga burgu, pasi avokati mbrojtës i Xhelilit ka kërkuar lirinë e klientit me pretendimin se po i rrezikohet jeta në qeli, pikërisht për shkak të problemeve kardiake, dhe për këtë është kërkuar edhe kryerja e vizitës mjekësore nga dy kardiologë.Ish kryetari i bashkisë së Dibrës u arrestua pas videoskandalit të publikuar disa muaj më parë, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Ai akuzohet për korrupsion pasiv./Gazeta Ekspress

loading...