• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Krenare dhe e lumtur, Adrola Dushi shpreh gjithçka mban shpirti për prindërit e saj

Adrola Dushi pa frikë mund të cilësohet si një nga vajzat më të bukura shqiptare. Me një karrierë të gjatë si modele, Adrola ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për elegancën e saj, por edhe për thjeshtësinë që e karakterizon.

Të gjithë këtë sukses të sajin bukuroshja shqiptare gjithmonë ja ka dedikuar familjes së saj, që ka qenë për të mbështetja më e madhe në çdo hap. Çdo ditë ajo u është mirënjohëse dhe sot ka vendosur që dashurinë që ka për ta, sidomos për dy prindërit e saj ta shprehë publikisht.

Ajo ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një fotografi që duket se është nga një vit shumë i largët, kur Adrola ka qenë ende një vajzë e vogël. Përkrah dy prindërve të saj dhe me një buzëqeshje në fytyrë Adrola duket shumë e lumtur. Madje ajo thotë se për ta ata janë krenaria më e madhe dhe gjithë forca. “Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time”, – ka shkruar ajo. Tani e kuptojmë se prej prindërve të saj Adrola ka trashëguar jo vetëm bukurinë, por edhe gjithë vlerat njerëzore. /revistawho.com