Asnjë nuk mund t’i shmanget rrudhave, ndërsa kremi i mëposhtëm i largon ato, zbut, tërheq dhe shtrëngon lëkurën tuaj. Përbërësit e këtij kremi janë: 1 lugë vaj ulliri, 1 të verdhë veze, 1 lugë mjalt, 2 lugë vazelin. Për ta përgatitur masën ndiqni këto hapa: Zbuteni vazelinën me ndihmën e avullit të ujit. Ky proçes do të zgjasë disa minuta. Më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përzieni ato derisa të formohet një masë homogjene. Mund ta ruani në kutinë e një kremi të vjetër. Lyeni lëkurën lehtë duke i bërë masazh dhe pas 30 minutash mund ta pastroni fytyrën më një letër të lagur. Duhet të keni parasysh se kremi do një orë ta përthith lëkura, kështu që aplikojeni dy orë para se të shriheni në shtrat./telegrafi