Konkurrenti italian i X Factor, Matteo Brento ka shprehur gjithashtu dhimbjen për humbjen e Ergi Dinit. Ai shkruan se nuk po e kuptonte pse njerëzit pëlqenin foton e tij me Ergin dhe nuk e dinte për lajmin duke qënë se këngëtari nuk flet shqip. Matteo kishte kujtuar momentin kur Ergi i ka uruar fat në X Factor por më pas kur kishte marrë vesh për lajmin nuk kishte mundur ta besonte. “Sonte vura re që njerëz të ndryshëm po vendosnin “pëlqej” në këtë foto, por nuk po kuptoja arsyen. Pashë foton dhe buzëqesha. Mu kujtua ajo natë dhe urimi yt “paç fat” në X Factor. Vetëm pak më parë e kuptova arsyen e pëlqimeve në foto dhe nuk desha ta besoja, betohem. Ky lajm ma ngriu gjakun. Nuk kam fjalë por vetëm shumë trishtim. Ngushëllime familjes tënde.” -shkruan Matteo.