Konfirmohet zyrtarisht, dalin fotot e para të Elifit dhe Behlulit


“Brave and Beautiful” (Cesur ve Guzel) po vjen… Ky është titulli me të cilin është specifikuar lajmi i nisjes së xhirimeve të serialit më të ri që do të bëjë bashkë dy emra mjaft të njohur të kinematografisë turke, Tuba Buyukustun – aktorja e njohur për rolin e Elifit te “Diamante dhe dashuri” dhe Kivanc Tatlitug, aktori i njohur për shumë role në serialet turke, mes të cilëve ka spikatur Behluli te “Dashuri e ndaluar”.Siҫ njoftojnë mediat vendase, seriali i ri “Brave and Beautiful (Cesur ve Guzel)” do të fillojë shumë shpejt dhe do të transmetohet në Star TV këtë muaj. Xhirimet kanë nisur prej kohësh në një vilë luksoze në Polenezkoy, Stamboll. Mësohet gjithashtu se xhirimet do të vijojnë edhe në një vend tjetër glamor, ajo që njihet si vila e Belma Simavi-t. Është e qartë se Belma Simavi ka hapur dyert për të gjithë skuadrën e serialit “Brave and Beautiful”. Dy personazhet kryesorë të serialit janë shkëputur në këtë moment nga të gjitha projektet dhe ofertat për t’iu përkushtuar tërësisht filmit. Tuba Buyukustun, enkas për serialin ka filluar edhe të mësojë kalërimin. Aktorja bukuroshe ka ndarë me fansat edhe një foto nga ferma në të cilën po mëson të kalërojë. Është bërë zyrtare edhe fotoja e parë e nga “Brave and Beautiful (Cesur ve Guzel)” me Tuba Buyukustun dhe Kivanc Tatlitug.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password