Pas propozimit të veçantë për martesë, Elita dhe Gjiko për pak ditë do të shkojnë drejt altarit. Së fundmi mediat rozë zbuluan ditën e martesës, e cila do të jetë në 21 shtator. Ndërsa ditën e sotme u zbuluan dhe detajet e vendit ku çifti do të festojë për ditën më të bukur. Ata kanë zgjedhur një nga vendet më të bukura në Prishtinë, ‘White Garden’. Përpara pak minutash ky lajm është konfirmuar nga një mik shumë i afërt i Gjikos dhe Elitës. Moderatori Labinot Gashi ka publikuar një foto pranë çiftit nga vendi ku do mbahet martesa. “Diçka po piqet”, – ka shkruar Labinoti krahas fotos.
Ndërsa ‘Prive’ ka zbuluar ftesat e dasmës. Gjithë organizimi i martesës u bë në një kohë shumë të shkurtër, sepse Elita pret të bëhet nënë për herë të parë. /revistawho.com