• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Koncerti në Dubai: Era Istrefi me ‘krahë të ngrohta’, shoqërohet nga ekipi më i mirë dhe motra e saj

Mund të themi se Era Istrefi është ndër ato këngëtare që në një kohë fare të shkurtër ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Këngët e saj kanë arritur me miliona shikime në ‘YouTube’ dhe dëgjohen në mbarë botën. Ky sukses i saj shprehet mjaft mirë edhe në koncertet që Era ka mbajtur në shtete të ndryshme. Së fundmi këngëtarja ka dhënë lajmin se për momentin ndodhet në Dubai duke qenë se ditën e nesërme do të performojë atje.

Me siguri sukesi i Erës edhe në Dubai do të jetë i garantuar duke qenë se ajo ka një ekip shumë të madh që e mbështet. Ajo ka postuar ditën e sotme një fotografi me gjithë ekipin, ku mund të përmendim këtu: Kaçi Lleshin që do kujdeset për stilimin e flokëve, artistja e ‘make-up’-it Sellma Kasumoviq, menaxheri i eventit si dhe DJ Kont. Madje Era ka dhe një mbështetje shumë të madhe nga motra e saj Nora dhe kunati Roberti, që kanë shkuar posaçërisht në Dubai. Në këro fotografi lexohen mjaft qartë sytë e Erës që shkëlqejnë nga gëzimi dhe normalisht me gjithë këtë ekip që e shoqëron Era duhet të ndihet e sigurt për gjithçka. /revistawho.com