KODI I RI/ Kujdes! Ja sa është gjoba për ata që përdorin celularin në timon


Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se pas rripit të sigurimit shoferët tashmë do të kenë masa ndëshkuese edhe më të forta për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve. “Ne do vazhdojmë të kërkojmë nga drejtuesit e mjeteve që të respektojnë Kodin Rrugor duke vendosur rripin e sigurimit. I kemi dëshmuar shoqërisë që vetëm në një muaj mund të shpëtojmë 9 jetë njerëzish. Duke filluar nga muaji tjetër Policia Rrugore do ᛖllojë masat paraprake sensibilizuese për përdorimin e celularit në makinë. Problem ky shumë i madh, ku vetëm vitin e kaluar 15 % e aksidenteve fatale kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të celularit në drejtimin e automjetit. Pas rripit të sigurimit është çështja e dytë madhore që shkakton pasoja të rënda në shëndet dhe pasoja fatale në jetën e qytetarëve në vendin tonë. Ndaj duhet domosdoshmërisht të marrim masa radikale për ta bërë edhe përdorimin e celularit, njëlloj si rripin e sigurimit, një gjë tërësisht të palejueshme në drejtimin e automjetit”, pohoi ministri Tahiri. Ai u ndal duke theksuar se me rripin e sigurimit dhamë prova se mund të bëjmë shumë për të parandaluar humbjen e jetës së njerëzve edhe me mospërdorimin e celularit në rrugë do të kemi të nëjtin rezsultat dhe sukses. “Ka nevojë për t’u ndryshuar Kodi Rrugor dhe për këtë arsye do të shtojmë masën e gjobës për ata që përdorin celularin në drejtimin e mjetit. Nga ana tjetër do aplikojmë masën e sotme maksimale. Policia Rrugore do të përdorë këtë si një pretekst të nevojshëm për të futur në kontroll total çdo person që përdorë celularin në drejtimin e automjetit. Çdo person me celularë në dorë duke i dhënë makinës është një rrezik publik. Ne do e quajmë si stacionin e dytë, gurin kilometrik të dytë, për të arritur gjithçka është e mundur nëpërmjet masave sensibilizuese dhe ndëshkuese në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta ”, tha Tahiri. Gjobat për përdorimin e celularëvë në makinë do të jenë nga 5-15 mijë lekë të reja. Këtë e bëri të ditur sot, eksperti i Policisë Rrugore, Ervin Dervishi i cili deklaroi në emisionin ‘Rreze dielli’ në Report Tv, se propozimet për këto gjoba vijnë pas një studimi ku është konstatuar se përdoruesi i telefonit është 4 herë i rrezikuar vetë dhe gjithashtu përbën një rrezik akoma më të madh për kalimtarin dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password