• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Klaudia Pepa dhe Nora Istrefi publikojnë fotografinë e përbashkët, çfarë i bashkon dy bukuroshet?

Klaudia Pepa është një nga balerinat më të njohura shqiptare, me një karrierë mjaft të suksesshme dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo ka marrë disa herë pjesë në videoklipet e këngëtarëve shqiptarë, duke qenë se është marrë me pjesën e koreografisë. Së fundmi duket se Klaudia është bashkuar sërish me një këngëtare për videoklip. Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi përkrah Nora Istrefit në një sallë kërcimi. Të dyja kanë të njëjtin pozicion dhe duken që janë duke përgatitur një koreografi. Nëse bëhet fjalë për ndonjë videoklip të Norës, me siguri do të jetë një nga më të kuruarit artistikisht nga ana e kërcimit, përderisa në të do të ketë dorë edhe Klaudia Pepa. /revistawho.com