Mbrëmjen e djeshme Donald Trump organizoi “Darkën globale të Kryetarit”, 3 ditë para se ai të hyjë zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Me 500 të ftuar, 200 diplomatë e ambasadorë, ndër to ishte edhe modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Sam Nazarian. Emina kishte veshur një fustan të zi i cili i nxirrte në pah trupin e saj të hollë e elegant. Me një varëse diamanti në qafë, modelja dukej shumë klas. Ajo postoi edhe disa foto me ambasadoren e Shqipërisë në SH.B.A, Floreta Faber dhe ambasadorin e Malit të Zi./revistawho.com