Angelica Kenova është një modele 28 vjeç e cila ka fituar vëmendje prej pamjes së saj si “Barbie”. Por me gjithë suksesin dhe vëmendjen që ka fituar ajo është “e burgosur” për shkak të pamjes së saj. Prindërit e saj e kontrollojnë ekstremisht, duke i treguar çfarë duhet dhe s’duhet të bëjë. Axhenda e saj ku përfshihen fitnesi, ngrënia dhe fjetja kontrollohen nga prindërit. Ata duan të sigurohen që ajo të ruajë këtë pamje perfekte.
Angelica ka qënë e llastuar dhe është rritur me kujdes. Ajo tregon se nuk është bërë për jetën reale. Madje nuk ka pasur kurrë të dashur. Shpresojmë që një ditë ajo të çlirohet nga prindërit e saj kontrollues dhe të jetojë një jetë normale.