lefuture

Kjo kompani e fillon punën në 09:06, ja cila është arsyeja

1479723562rob-mee

Nuk ka shumë kompani që kërkojnë që stafi të fillojë punë në këtë orë, si Pivotal Software. Punëtorët e kompanisë me 20 zyra në të gjithë botën e nisi punën saktësisht më 09:06 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë bie zilja dhe të gjithë punëtorët duhet të shkojnë në mbledhjen që zgjat mes 5-10 minuta. Më pas programuesit e firmës shkojnë në kompjuterët e tyre apo në takime të tjera gjatë ditës. Themeluesi i Pivotal dhe shefi ekzekutiv, Rob Mee thotë se kjo e bën ditën e punës më efikase. “Kam kuptuar që programuesit, nëse i lë në pajisjet e tyre, fillojnë të punojnë rreth orës 10:00. Dhe nëse ata nuk kanë ngrënë mëngjesin siç duhet, do të jenë të urritur rreth orës 11:00, kështu që do u duhet të pushojnë për të ngrënë dhe kjo e zgjat pasditen. Por nuk është efiçente. Kështu që menduam që të gjithë të hanë mëngjes fillimisht. Dhe kjo është arsyeja e këtij orari”, shpjegon Mee. Të gjithë punonjësit hanë të lirë mëngjesin dhe e nisin punën në 09:06. Por pse pikërisht në këtë kohë? “Menduam që po ta linim në orën 09:00 fiks, programuesit do të ishin të frustruar për ditën, do mendonin do bëhem vonë”-thotë Mee më tej.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password