Një vajzë mahnitëse, e cila nuk ka prerë flokët e saj për shkak të një basti, është shëndrruar në një Rapunzel, në jetën e vërtetë. Ka 14 vite që nuk pret flokët të cilat i ka 1.8 metra të gjata.
Bukuroshja ruse ka flokë të trashë dhe të shëndetshëm deri tek kyçi i këmbës, të ngjashëm me karakterin imagjinar. 27-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Barnaul, ka thënë se nuk do t’i shkurtojë flokët e saj të gjatë derisa të arrijnë deri në fund të këmbëve.
Daria filloi që t’i rrisë flokët në moshën 13-vjeçare, kur një shok vuri bast me të duke i thënë që nuk mund t’i rriste flokët mjaftueshëm sa për të bërë bishtaleca. E vendosur për të arritur sfidën, ajo ndaloi së preri flokët. Tani vajza ruse njihet si Rapunzel në kohë moderne.