Një sajt amerikan ka publikuar disa gjëra që femrat nuk duhet t’i bëjnë kur të arrijnë një moshë të caktuar, si përshembull mos t’i rrisin më flokët, mos të veshin më xhinse të ngushta dhe madje mos të bëjnë as selfie. Sajti shpjegon se nga mosha 34 e në vazhdim këto gjëra nuk duhen bërë: nuk duhen rritur flokët, nuk duhet të vishni xhinse të ngushta, nuk duhet të bëni selfie vazhdimisht, madje as nuk duhet të dilni shpesh të festoni, sepse sipas sajtit këto gjëra i përkasin rinisë, ndërsa ju në këtë moshë duhet të filloni të ndiheni klas.